FBI arreston Abramovichin ?

loading...

Roman_780314

loading...
Roman Abramovich është arrestuar në Shtetet e Bashkuara nga FBI. Një zëdhënës i miliarderit rus, pronar i klubit të futbollit Chelsea ka mohuar lajmin, por në Rusi janë të sigurt për arrestimin e tij në bazë të burimeve të televizionit Rbc-Tv.

Për momentin ende nuk dihen arsyet e arrestimit por dyshohet se Abramovich mund të jetë i përfshirë në vdekjen e ish bashkëpunëtorit të tij, Boris Berezovsky.

Në pritje të konfirmimeve zyrtare, lajmi është bërë i ditur edhe nga korrespodenti në SHBA i të përditshmes ruse, Komsomolskaya Pravda.

Ndërsa, një zëdhënës i Abramovichit ka mohuar lajmin: “Këto janë vetëm trillime”, deklaroi ai për televizionin Dozhd.

loading...