Favre: Guardiola e do fort Shaqirin

Favre


Lucien Favre është i bindur se Pep Guardiola e pëlqen stilin e lojës së Xherdan Shaqirit. Trajneri i Borussia Monchengladbachut thotë se trajneri spanjoll mund t’ia japë rastin mesfushorit kosovar, për të cilin thotë se sa herë që i është dhënë rasti, e ka arsyetuar veten në fanellën e gjigantit bavarez.
Gua
“Mendoj se Guardiola e do fort Shaqirin. E pëlqen stilin e tij. Xherdani lëviz mjaft mirë, është mjaft inteligjent dhe ka teknikë të përsosur. Dhe, edhe nëse këto nuk do të jenë të mjaftueshme që ai të luajë nga fillimi, Shaq do të vrapojë drejt verës 2014 duke menduar për Botërorin e Brazilit”, theksoi trajneri gjerman.
Gua1
“Shaqiri ka luajtur mirë, kishte një sezon pozitiv. Ai ishte gjithmonë i mirë, ndërsa e ka shënuar edhe një gol kundër nesh. Sa herë që i është dhënë rasti, ka bërë diçka. Në përgatitje ai ka luajtur në të majtë, ndërsa Ribery është zhvendosur në mes”, vijoi 55 vjeçari. /LajmeOnline/