Fatos Nano “trondit” politikën, fotoja që publikon ngre dyshime të mëdha

Ish-kryeministri Fatos Nano i ka habitur të gjithë mbrëmjen e sotme teksa ka postuar në profilin e tij një foto të vjetër, që ka ngritur mjaft pikëpyetje tek komentuesit dhe ndjekësit e tij.

Nano ka postuar foton e rrallë të vitit 2005, por ajo që bën përshtypje është fakti se në të ndodhet ai vetë së bashku me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Kthimi i tij në politikë së fundmi ka bërë që ai të jetë në qendër të vëmendjes.

Ai u përfol shumë si një kandidat për president, por këto zëra u hodhën poshtë pasi u votua Meta si kreu i ri i Shtetit. Ajo që i ka habitur të gjithë në foton e publikuar nga ai është fakti se ai ka zgjedhur ta postojë atë pa asnjë mbishkrim dhe vetëm me posterin në sfond që mban sloganin: “Së bashku në rrugë të mbarë”./joq