“Fatime Fetai ia nxjerr në shesh rrenat Ali Ahmetit!” (Video)

loading...


Prokurorja Fatime Fetai në fillim të konferencës së sotshm për shtyp u drejtua në gjuhën shqipe. Por më pas tha se kjo Prokurori punon në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve të vendit të cilat i imponojnë asaj të drejtohet vetëm në gjuhën maqedonase.

“Pas 45 ditë nga konferenca e parë për shtyp e kësaj prokurorie përsëri e kam nderin që para jush të prezantoj edhe një segment nga puna e Prokurorisë në zbardhjen e veprimeve të dënueshme për të cilat ajo është themeluar. Këtë pjesë e thash edhe në gjuhën shqipe ngase zëri për drejtësi që e lëshon kjo Prokurori të jetë I kapshëm edhe për qytetarët e nacionalitetit shqiptarë. Por kjo Prokurori do të respektoj në tërësi Kushtetutën e Maqedonisë dhe ligjet e saj. Paraqitja ime para jush do të jetë në gjuhën në të cilën zyrtarisht udhëhiqet procedura penale, në gjuhën dhe literaturën maqedonase”, ka thënë prokuroja Fetai.

Mirëpo, nëse kthehemi në të kaluarën, në çdo paraqitje publike, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka premtuar në vazhdimësi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

“Gjuha shqipe është në proces të mbarë dhe gjuha shqipe sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit është gjuhë zyrtare dhe në Maqedoni dhe në asnjë vend nuk ka gjuhë të parë dhe gjuhë të dytë por ka vetëm gjuhë zyrtare dhe gjuha shqipe është zyrtare por është në proces dhe në mandatin e ardhshëm sigurisht që kjo çështje përfundimisht do të mbyllet..Proceset duhen kohë, proceset duhen angazhim dhe durim”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së në vitin 2012.

Video që shikuat më lartë është duke u shpërndarë me të madhe nëpër rrjete sociale.
largea_fatime-fetai1459180760

loading...

loading...