FATI YT SOT, HOROSKOPI 8 GUSHT 2017

Dashi

Kjo ditë do të jetë shumë e mirë për të lindurit në shenjën e dashit. Raportit sentimental kushtojini më shumë vëmendje. Me familjen do të keni një marrëdhënie harmonike.

Demi

Është një moment shumë i mirë për të lindurit e kësaj shenje, sidomos në dashuri dhe në raportin intim. Situata juaj ekonomike nuk do ju shqetësojë. Ndërsa ana fizike do të jetë e mirë.

Binjakët

Duhet të organizoni më mirë ditën tuaj të punës, pasi do të përballeni me disa probleme, për shkak të zvarritjes së përgjegjësive. Raporti me partnerin do të jetohet jo shumë harmonik.

Gaforrja

Çështjet që kanë të bëjnë me dashurinë, janë ashtu si zakonisht në qendër të mendimeve tuaja. Ndërsa në punë do të keni lajme të mira, pasi kolegët do ju ndihmojnë të çoni përpara një çështje me rëndësi.

Luani

Puna juaj më në fund do të vihet re, duke bërë që të merrni përgëzime nga personat që ju rrethojnë. Karriera juaj duket se po merr një kthesë pozitive. Raporti intim do jetë i kënaqshëm për të dy partnerët.

Virgjëresha

Kjo ditë do të jetë e mbushur me kënaqësi të shumta, si në punë edhe në jetën personale. Familja juaj do të mbështesë çdo zgjedhje të bërë, duke ju lumturuar. Situata ekonomike po pëson rënie.

Peshorja

Do të keni një ditë pozitive, por të ngarkuar. Orët e punës do të jenë të vështira, por do ju japin kënaqësi të mëdha, si dhe fitime që nuk i prisnit. Sa i përket fushës së ndjenjave do të arrini momente të këndshme.

Akrepi

Do të zgjoheni të freskët dhe të mbushur me energji për të përfunduar gjërat. Situata financiare nuk do jetë shumë e mirë, por nuk është momenti për t’u alarmuar pasi gjendja pritet të ndryshojë shumë shpejt.

Shigjetari

Kjo ditë nuk premton asgjë të mirë. Mundohuni të ruani qetësinë. Në fushën e ndjenjave, ekziston mundësia që të grindeni me njeriun e zemrës, për shkak të mendimeve ndryshe.

Bricjapi

Nuk do të zgjoheni me humor të mirë. Zhvillimet e fundit negative, nuk ju kanë lënë të flini të qetë, ndaj do të ngriheni nervoz. Situata ekonomike po përmirësohet gradualisht.

Ujori

Dita juaj do të jetë me ulje e ngritje. Do të arrini të zgjidhni me energji një çështje pune, që do t’ju nxjerr në pozitë të mirë te eprori juaj. Kjo nuk është dita ideale për të bërë investime financiare.

Peshqit

Dita premton emocione pozitive, si në punë edhe në fushën e ndjenjave. Do të ketë mundësi të mira për ata që janë vetëm. Shëndeti nuk do ju krijojë probleme, por kujdes me peshën.