FATI YT SOT, HOROSKOPI 27 QERSHOR 2017

DASHI

Sot do jeni me te gatshëm për te folur hapur me partnerin tuaj dhe për te zgjidhur njëherë e mire disa probleme. Ne mbrëmje do ndiheni shume me te qete. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe duan. Mundësitë sot do jete te jashtëzakonshme qe ju te ndiheni sa me mire. Ne pune nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

DEMI

Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni te qete dhe nuk do ju dale asnjë lloj mosmarrëveshjeje. Beqaret me shume gjase do joshin personin e duhur, me te cilin do ja vleje te fillojnë një lidhje. Sektori i financave do jete i qëndrueshëm, megjithatë shpenzime te ekzagjeruara nuk duhen kryer. Mendoni edhe për ditët ne vijim.

BINJAKET

Kjo e sotmja ka për te qene një dite e jashtëzakonshme për te dashuruarit. Ata do marrin vendime te mëdha dhe jeta do ju ndryshoje menjëherë. Beqaret nuk dihet te hedhin hapa te nxituara, pasi gjerat nuk janë gjithmonë ashtu si duken. Mbrojeni veten. Financat me pak mundim do dini si t’i organizoni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

GAFORRJA

Sot do bëni te pamundurën ju te dashuruarit për ta përmirësuar sa me shume marrëdhënien tuaj ne çift. Gjithçka do behet me zemër dhe do ja dilni mbanë. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dike qe ta kenë ne krah dhe do kënaqen edhe vetëm me flirtime. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Përfitoni nga kjo për te kryer shpenzimet e domosdoshme dhe për te shlyer borxhet.

LUANI

Saturni, i cili dikur e kishte helmuar jetën tuaj ne çift, nuk do ndikoje aspak tej ju gjate kësaj dite. Venusi do ju ndihmoje te kaloni momente sa me te bukura dhe te përjetoni emocione te forta. Beqaret gjithashtu do kenë plot mundësi për njohje te reja dhe duhet ta shfrytëzojnë ne maksimum secilën prej tyre. Me financat do duhet vetëm te bëni pak me tepër kujdes.

VIRGJERESHA

Nuk do ketë aspak debate apo tension sot ne jetën tuaj ne çift. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura sepse vetëm sa do lëndojnë veten e tyre. Buxheti do jete goxha i dobët, kështu qe do ju duhet te kërkoni hua nga familjaret për t’ia dale mbanë.

PESHORJA

Dite e qete dhe pa probleme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni aq mire saqë nuk do doni qe dita te ketë një fund. Edhe beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do mund te fillojnë një lidhje te jashtëzakonshme. Për financat nuk do keni për çfarë te shqetësoheni sepse ato do përmirësohen mjaft nga përmbyllja e një projekti.

AKREPI

Dite e turbullt ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do mërziteni mjaft me partnerin dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Beqaret do jene realiste dhe nuk do duan gjera te jashtëzakonshme. Edhe thjesht disa flirtime apo ngacmime do ju mjaftojnë. Me shpenzimet mos u tregoni ne asnjë mënyrë impulsive sepse mund te mbeteni pa para ne një moment.

SHIGJETARI

Jeta juaj ne çift do i afrohet shume perfeksionit gjate kësaj dite. Do keni një komunikim te adhurueshëm dhe do bëni gjithçka për ta bere tjetrin te ndihet mire. Beqaret nuk duhet te kenë frike te guxojnë sepse po vazhduan te qëndrojnë ende ne pritje nuk do kenë asnjë përfitim. Ne planin financiar do jeni me fat dhe situata do përmirësohet ne mënyrë te menjëhershme.

BRICJAPI

Dite e zakonshme dhe pa emocione te veçanta do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat sa me shtruar. Beqaret nga ana tjetër do kenë një takim mbresëlënës i cili do i largoje nga realiteti. Shfrytëzojeni, por pa u nxituar për te marre vendime. Buxheti do jete gjithë kohës i ekuilibruar dhe nuk do ketë asnjë lloj vështirësie.

UJORI

Do jeni shume te përgjegjshëm sot ju te dashuruarit dhe nuk do bëni aspak gabime. Marrëdhënia ne çift do mbetet e kënaqshme. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do preferojnë t’i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen për takime. Me financat duhet te jeni me vigjilente dhe me te organizuar sepse po filluan problemet nuk do i rregulloni dot kollaj.

PESHQIT

Do përballeni me probleme te shumta sot ju te dashuruarit te cilat nuk do i zgjidhni dot shume lehtësisht. Mundohuni te qetësoheni dhe te reflektoni njëherë para se te veproni. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe jeta do ju marre tjetër drejtim. Ne planin financiar do jene me te favorizuar ata qe punojnë ne art ose ne hoteleri. Te tjerët duhet te bëjnë edhe pak durim./