FATI YT SOT, HOROSKOPI 18 QERSHOR 2017

Dashi

Me Hënën që është në anën e kundërt do të jetë shumë e vështirë për ju që jeni në lidhje që të ruani qetësinë. Beqarët do tregohen të matur.

Demi

Yjet premtojnë shumë gjëra të reja për të dashuruarit. Mund të jetë një moment shumë i mirë për të udhëtuar. Beqarët duhet të shfrytë- zojnë takimet. Financat janë të qëndrueshme.

Binjakët

Mos u nervozoni dhe mos u nxitoni për të dalë nga situata për shkak të disa të papriturave. Beqarët duhet të reflektojnë mirë para se të hedhin hapa, që të mos lëndohen.

Gaforrja

Do të ngatërroheni në çift me gjëra që nuk ju përkasin dhe që janë të rëndomta. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do jenë gati për çdolloj çmendurie. Në planin financiar do i kaloni të gjitha problemet.

Luani

Do arrini t’ia dilni mbanë në një çështje që lidhet me personin tuaj të zemrës. Beqarët mund të fillojnë të shohin një mik/e me një sy tjetër. Mos nguroni t’i shprehni ndjenjat. Financat do jenë problematike.

Virgjëresha

Me Hënën e favorshme dhe me një vullnet të hekurt që ju karakterizon do të arrini të fitoni atë që keni dëshiruar prej kohësh në çift. Beqarët dinë si të joshin personin që pëlqejnë.

Peshorja

Me Hënën në kundërshtim dhe një sjellje kritike dhe me pretendime nuk është se do t’ju lehtësojë dhe nuk do të favorizojë situatën në çift. Beqarët duhet të bëjnë më shumë durim.

Akrepi

Era e ngrohtë e Jupiterit do t’ju fryjë pas krahëve, prandaj do ta keni të lehtë të arrini objektivat në marrëdhënie me partnerin/en. Beqarët do realizojnë takime ku mund edhe të lëndohen.

Shigjetari

Duhet të tregoni kujdes ju që jeni në një lidhje dashurie, pasi qielli sot pritet të jetë i ngrysur. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë. Me financat tregohuni të kujdesshëm.

Bricjapi

Edhe për të dashuruarit e kësaj shenje, situata planetare duket disi e turbullt. Beqarët do kenë plot takime, por nuk do vendosin për asgjë. Me buxhetin do keni vështirësi.

Ujori

Fusha sentimentale do të jetë mjaft pozitive sot, kjo për shkak të stimulimit të Afërditës tek shenja juaj. Beqarët do futen në një etapë të re e cila do ju pëlqejë shumë. Financat do jenë të mira.

Peshqit

Hyrja në shenjë e Jupiterit, që i “fryn” zjarrit të ambicieve, do të bëjë që të rigjallëroheni Interesante ana erotike. Në planin financiar do dini si ta menaxhoni situatën