FATI YT/ HOROSKOPI, 3 SHTATOR 2017

Dashi

Edhe pse sot doni të jeni ju protagonistët e ditës, bëni mirë që ti lini vendin partnerin/en që ka nevojë për mbështetjen tuaj. Beqarët nuk do jenë ende gati për të ndryshuar statusin, prandaj do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm. Financat do jenë të mira, do keni mundësi edhe për të kryer shpenzime.

Demi

Sot duhet të zgjidhni se kush janë projektet që do të ndiqni dhe kush janë ato që duhet ti abandononi pa nisur mirë sepse thjesht do t’ju dëmtojnë. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe do kenë disa mundësi të mira për të krijuar lidhje. Ne planin financiar do keni fat dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Binjakët

Gjërat që kanë kaluar sot do të zënë ditën tuaj. Është e kotë që ju të dashuruarit të rendni pas një ëndrre që nuk ka gjasa të realizohet së afërmi. Beqarët nuk do ndihen ende gati të bëjnë ndryshime të statusit dhe do i refuzojnë të gjitha ftesat. Në planin financiar gjendja do mbetet e kënaqshme dhe pa probleme.

Gaforrja

Jeni të qeshur sot dhe kjo lloj energjie pozitive do të përçohet tek partneri/ja dhe te të gjithë ata persona që rrinë pranë jush. Beqarët duhet të sigurohen mirë para se të ndërmarrin vendime që lidhen me të ardhmen e tyre. Financat do jenë të mira, keni ndikimin pozitiv të yjeve.

Luani

Nuk jeni të qartë me një situatë të caktuar dhe do të kërkoni sqarime nga partneri/ja. Edhe pse nuk do t’ju bindin, të paktën do t’ju lehtësojnë. Beqarët do jenë më me fat dhe gjerat për të ardhmen e tyre do të ndryshojnë për mirë. Financat do mbeten të qëndrueshme gjatë të gjithë kohës, nuk ka vend për shqetësime.

Virgjëresha

Edhe pse njeriu juaj i zemrës ka dështuar në një çështje të caktuar si kjo e juaja, nuk do të thotë që e njëjta gjë mund t’ju ndodhë edhe juve. Beqarët të mërzitur me vetminë e tyre do bëjnë çdolloj çmendurie për të ndryshuar statusin. Financat nuk parashikohen shumë të mira, kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Duhet të jeni në dispozicion të partnerit/es që kërkon sqarime nga ju sot. Edhe pse duket se dita është e qetë shumë keqkuptime do ta prishin atë. Beqarët do kenë një ditë pa fat në dashuri sot dhe me shuamë mundësi do mbajnë akoma të njëjtin status. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.

Akrepi

Mos i shtyni pafundësisht disa përballje ose probleme të caktuara me njeriun e zemrës. Nëse nuk i zgjidhni do t’ju duket gjithmonë që po jetoni përgjysmë. Beqarët duhet të mendohen disa herë para se të veprojnë sepse bëhet fjalë për të ardhmen e tyre. Në planin financiar do përballeni me disa probleme serioze.

Shigjetari

Mos jini shumë të rënde sot në batuta pa sens sepse pa dashje do të lëndoni njeriun tuaj të zemrës. Krisja që do të pësojë marrëdhënia juaj do të ndihet. Beqarët do kenë plot ftesa për takime, por nuk do kenë fat për të gjetur personin që ëndërrojnë. Financat do jenë përgjithësisht të qëndrueshme.

Bricjapi

Keni lejuar që dikush t’ju udhëheqë se si duhet të silleni këtë periudhe. Kjo gjë do t’ju kushtojë shtrenjte sidomos në raportet personale. Beqarët do preferojnë të mos bëjnë ende ndryshime në jetën e tyre dhe do refuzojnë ftesat për takime. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi shpenzimet kërkojnë maturi.

Ujori

Nuk arritët të merrnit atë që donit dhe në mënyrën që donit nga partneri/ja. Kjo gjë ju ka bërë nervoze dhe mjaft të mbyllur në vetvete. Beqarët do realizojnë disa takime mbresëlënëse të cilat do ju falim momente të lumtura. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet për të shmangur problemet.

Peshqit

Zgjedhjet tuaja janë ato që do të bëjnë diferencën në një moment të caktuar. Kështu që duhet të mendoheni mirë lidhur me çfarë do të thoni. Beqaret do kenë një ditë me fat dhe do realizojnë takime interesante sot. Financat do vinë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, kjo falë menaxhimit tuaj të mirë