FATI YT/ HOROSKOPI, 26 GUSHT 2017

DASHI

Komunikimi me miqtë mund të jetë i kufizuar nga faktorët emocional, sot. Ju mund të keni një tendencë për të reaguar ndaj komenteve të rastit që janë ndoshta të pafajshme, por që juve ju duken ofenduese.

DEMI

Një thirrje telefonike mund t’ju informojë për vështirësi në shtëpi, që kërkojnë menjëherë ndihmën tuaj. Por mos u shqetësoni, pasi nuk është asgjë për tu alarmuar!

BINJAKET

Një miku juaj nga larg mund t’ju telefonojë sot. Do të arrini të lehtësoni disa gjëra që ju kanë sjell vështirësi mes jush, do të dini si të bini dakort me të.

GAFORRJA

Ato që do t’ju habisin më shumë sot, do të jeni dokumentet financiare, në lidhje me disa shpenzime që keni bërë kohët e fundit në biznesin tuaj. Prisni një ose dy ditë për të rregulluar gjithçka, pasi sot nuk është momenti i duhur!

LUANI

Sot, partneri juaj, do të ketë dyshime emocionale, që mund t’ju duken të çuditshme. Komunikimi mund të jetë i paqartë, dhe kjo do t’ju bëjë të keqkuptoheni lehtë. Zgjidhni fjalët tuaja me kujdes, megjithëse do të jetë e vështirë për të gjetur të duhurat!

VIRGJERESHA

Intuita juaj do të jetë e një niveli të lartë sot, por jo shumë e qartë në disa gjëra. Emocione, imazhe do të vinë nga të tjerët dhe do të jenë të paqarta për ju, të cilat mund të keqinterpretohen lehtë.

PESHORJA

Energjia krijuese mund të jetë e lartë sot, dhe ju do të jeni në gjendje ta përdorni atë në mënyrën që dëshironi. Ju keni një projekt të parealizuar akoma, që do të donit patjetër ta zbatoni duke hedhur çdo mendim tuajin në letër.

AKREPI

Një anëtar i familjes mund të tërhiqet nga ju, sot. Ky person do të jetë në një krizë të vogël emocionale, që kërkon ndihmën tuaj. Jepini një shans për të ndarë me ju, çdo mendim dhe emocion, është koha e duhur për ta bërë këtë!

SHIGJETARI

Ju do të merrni disa telefonata të çudtishme, sot, gjë që do të ndikojë negativisht në komunikimin tuaj. Duhet të tregoheni të duruar me këta persona dhe të zgjidhni fjalët e duhura për të komunikuar!

BRICJAPI

Financa juaj do të jetë si në ajër, sot. Kjo gjë do t’ju habisë, pasi ju jeni administrues të mirë të parave. Mos kërkoni ndihmë, shqetësimet tuaja nuk janë kaq urgjente, pasi kjo gjë do të zgjidhet për një ose dy ditë!

UJORI

Sot, do të jeni duke përfunduar një projekt të mrekullueshëm që keni arritur ta realizoni bashkë me partnerin tuaj. Asgjë nuk mund t’ju largoni gëzimin që keni, pasi jeni të ndikuar nga energji pozitive!

PESHQIT

Sot, do të jeni pak në gjendje meditimi. Por nuk ka asgjë të keqe, pasi frymëzimi artistike do t’ju vijë nga momenti në moment.