FARK-u ka ekzistuar

Sekretari organizativ i AAK-së, Blerim Kuçi, nuk e ka mohuar ekzistimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) duke thënë se Ligji për Veteranët ka mangësi. Megjithatë ai beson se ky ligj me kohë do të përmirësohet.
“Ligji për Veteranët është i mirë, por ai ka mangësi pasi në të nuk u futën edhe propozimet e LDK-së”, u shpreh Kuçi.
I pyetur për ekzistimin e FARK-ut, ai nuk ka mohuar një gjë të tillë, por tha se derisa flitet për ekzistimin e tij, atëherë do të thotë se ka ekzistuar FARK-u.

Këto deklarata Kuçi i bëri të dielën në një konferencë për media, në të cilën ka folur për zhvillimet organizative në AAK.
Duke folur për themelimin e Tribunalit, Kuçi tha se krijimi i tij në Kosovë nuk është i drejtë, por se tani institucionet janë para një akti të kryer. Ndërkaq, themelimin e tij e sheh si pasojë të një menaxhimi të keq të qeverisjes së Thaçit. /botapress/