Fantastik Messi, gol mjeshtëror ndaj Vallecanos (Video)

MMMe

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shënuar një gol mjeshtëror ndaj Rayo Vallecanos, në fitoren 3:1 të arritur sonte. Sulmuesi argjentinas e mori një top larg zonës së rreptësisë së ekipit mysafir duke e kaluar një mbrojtës me lehtësi, ndërsa në fund shënoi një gol të rrallë, siç di vetëm ai, duke e parabolluar portierin kundërshtar, i cili mbeti i shtangur. Ky ishte goli i dytë i futbollistit më të mirë në botë në këtë takim. Me të vërtetë, Messi s’ka të ndalur në La Liga.