Fansi fton Luanën t’i këndojë tallava në dasmë, përgjigja e saj e “pret” fare

Pasi hoqi dorë nga moderimi, Luana i është përkushtuar muzikës. Disa ditë më parë ajo publikoi klipin “Benzina”, një këngë me që ngjason me rrymën tallava e ka ngjallur shumë polemika.

Ajo ishte e ftuar në “Top Albania Radio” dhe i është përgjigjur një pyetje me spec nga një dëgjues i radios.

Atij i kishte mbetur peng fakti se kënga e saj ishte publikuar pas dasmës së tij dhe se do kishte dashur ta kishte patur atë performuese në ceremoni.

Nuk do të bëhem kurrë këngëtare dasmash (qesh). Do të këndoja nëpër evente të ndryshme e sigurisht nëpër koncerte, por në dasma jo. Këngët e mia nuk janë të përshtatshme për ceremoni martesore dhe kurrë nuk do të krijoj muzikë dasmash, është përgjigjur Luana.