Fanellat e reja të Barcelonës, krenaria e Katalonisë

Sport_2013_Messi_Alsat_M_803170794Janë prezantuar zyrtarisht fanellat e reja të Barcelonës, në të cilat skuadra katalanase rikthehet në linjat tradicionale – të kaltërta dhe të kuqe. Për dallim nga sezoni i fundit, kur në fanellat ishte vetëm një linjë e zgjëruar e kuqe, në sezonin e ardhshëm, Barcelona rikthehet në obcionin klasik, të ngjajshme me ato të sezoit 2009/10. Dallimi më i madh është tek fanellat e dyta të Barcelonës, të cilat për herë të parë do të jenë të ngjajshme me flamurin katalanas – e verdhë me linja të kuqe. Me këtë Barcelona konfirmon edhe njëherë lidhshmërinë me identitetin katalonas. Nga kompania ‘Nike’ theksojnë se fanellat do të jenë më të mira se të sezonit të fundit, pasi që janë 23 për qind me të lehtë dhe 20 herë më të forta dhe më zgjërueshme.


Comments are closed