Familjes së uritur i mohohet ndihma nga shteti, Babai me lot në sy: S’ble dot libra për fëmijët (Video)

saci-babai-768x429-700x391Kjo është familja Saçi, e përbërë nga 8 anëtarë, prindërit dhe 6 fëmijët. Ata banojnë në Kashar, vetëm pak kilometra nga Tirana, në një shtëpi, rikonstruksionin e së cilës e kanë siguruar falë donacioneve. Por përveç mureve të kësaj banese, kjo familje jeton në varfëri totale. Kryefamiljari, Genc Saçi është i papunë dhe invalid. Ai merr vetëm 80 mijë lekë në muaj dhe me këto para duhet të mbajë të gjithë familjen, të paguajë ilaçet etj… Megjithatë, ndonëse në këto kushte, për mikrofonin e “STOP”, kjo familje nuk kërkon mrekulli, por ndihmë për të siguruar librat e fëmijëve, 5 prej të cilëve këtë këtë vit shkojnë në shkollë. Më e madhja e fëmijëve është Mersa, 15–vjeç. Ajo pret të futet në vit të parë të shkollës së mesme. Fatimja është 14–vjeç dhe shkon në klasë të tetë, Arjani është 12–vjeç dhe shkon në klasë të gjashtë, Arseni është 8–vjeç dhe futet në klasë të tretë, ndërsa Haxherja është 6–vjeç dhe këtë vit shkon në klasë të parë.
I vetmi në këtë familje që nuk shkon në shkollë është i vogli Isai, 2-vjeç. Librat e këtyre fëmijëve do t’i shkojnë dhuratë nga drejtuesit e emisionit “STOP”, Saimiri dhe Genti. Megjithatë, stafi i këtij programi i bën apel kujdo që ka mundësinë që ta ndihmojë këtë familje, që jeton në këto kushte të mjerueshme.