Familjarët u tmerruan nga silueta e frikshme që u shfaq në fotografinë e ditëlindjes (Foto)

loading...

loading...

Sally Watts nga North Wales, pretendon se në fotografinë e ditëlindjes së bijës, i është shfaqur edhe shpirti i një fëmije.

Nëna 43-vjeçare, beson se në shtëpinë e saj jeton edhe kjo fantazmë, të cilën e ka ndjerë se është në mesin e tyre por nuk e ka parë kurrë,


Silueta që besohet se është fantazmë

“Imazhi vërtetoi se unë e kisha pranë dhe ai shihet qartë në pasqyrë. Për fat të mirë, nuk ka bërë ndonjë të keqe”, ka thënë Watts lidhur me rastin.

Fotografia është shpërndarë në rrjetet sociale, duke u komentuar si një aktivitet paranormal, që ndodhte derisa po festonin.

“Po që se nuk është ndonjë editim, atëherë kjo është shumë e frikshme”, është një koment lidhur me ngjarjen e pazakontë.

loading...