Familjarët rrahin me grushte e shqelma vajzën shqiptare para gjimnazit (VIDEO)

loading...

hghg

loading...
Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ratkoc të Rahovecit, në Kosovë. Përpara gjimnazit “12 Maji” një vajzë është rrahur barbarisht nga familjarët e saj. Dhuna me grushte e shqelma thuhet që i është ushtruar nga xhaxhai i vajzës dhe familjarë të tjerë, si një ndëshkim për vajzën. Klithmat e vajzës ndërsa u kërkon ndihmë bashkëmoshatarëve të saj, kanë tronditur nxënësit e kësaj shkolle të cilët kanë qenë dëshmitare të këtij akti makabër. Nuk dihen akoma arsyet që kanë çuar familjarët të tregohen të pamëshirshëm ndaj vajzës, por pritet një reagim i policisë në sqarimin e plotë të ngjarjes.

loading...