Familja ylber

f1_26-ylberi1359206328

Çifti britanik, Tess dhe Chris Giddings e dinte që në fillim të krijimit të familjes së tyre se kur do të bëheshin me fëmijë, ata do të ishin me ngjyra të ndryshme, por nuk prisnin që fëmijët të mos i ngjanin fare njëri-tjetrit. Dy fëmijë të tyre janë biond e me lëkurë të bardhë, kurse dy të tjerë me ngjyrë të errët dhe nuk kanë pothuaj asnjë ngjashmëri mes vete.

Chrise, 33 vjeçar, i lindur në Britani të Madhe dy vjet pas ardhjes së prindërve të tij emigrantë nga Kenia, e përshkruan familjen e tij si një kuti me çokollata, ku ka çokollatë të bardhë, të zezë, të verdhë dhe rozë. Ndërkaq, nëna e tyre, 24 vjeçarja Tess thotë se nuk ka rëndësi ngjyra e lëkurës së fëmijëve, por lumturia që ata i sjellin familjes.

Çifti të paktën në dy raste mendoi mos bëhet fjalë për farë përzierje të foshnjave pas lindjes, mirëpo testet e ADN-së dëshmuan se ata janë 100 për qind fëmijë të tyre.