Familja që jetonte në tendë bëhet me shtëpi natën e Kurban Bajramit (VIDEO)

shtepi-620x330

Nuk është lehtë që burrat në moshë të derdhin lot. Mirëpo, Mehmet Ymerit i ka ndodhur diçka e mirë, ndaj vështirët t’i kontrollonte emocionet: atij sot iu dorëzuan çelësat e shtëpisë së re. Deri të dielën, bashkë me familjen ai kishte jetuar në dy tenda. I biri i tij, Selimi, ende nuk beson se familja e tij e ka tësigurt kulmin mbi kokë. Hoxha i fshatit, Fidaim Fazliu, që filloi nismën bamirëse për t’i ndërtuar shtëpinë kësaj familje, tha se ndihmat erdhën nga shumë njerëz për një kohë të shkurtër.