Familja në rend të parë

EW

Pas suksesit të këngës “Femër tipike” këngëtarja Arta Bajrami ka vendosur që gjatë muajve të ardhshëm të sjellë në treg disa këngë të reja. Fillimisht do të jetë një këngë ritmike të cilën këngëtarja thotë se do ta sjellë bashkë me videoklip.

Punën e projekteve të reja është duka e bërë vëllai i saj, Artani, apo siç e njohin të gjithë Don Arbas, pa të cilin Arta thotë se nuk do të kishte mundur të arrijë tërë këtë sukses. Krahas këngës Arta është e përkushtuar mjaftë shumë ndaj familjes, për të cilën thotë se është gjëja më e shtrenjtë në jetën e saj.

Në fakt këngëtarja po bënë jetën mes Gjermanisë dhe Kosovës duke u munduar të jetë më pranë edhe familjes së saj. Ndërkaq në të ardhmen ajo shpreson ti bëjë Viktorias një motër apo vëlla. Më shumë rreth punës dhe planeve për të ardhmen flet Arta për “/LajmeOnline/”.

Çfarë po bënë Arta aktualisht?

Për momentin e kam lëshuar në lerë (qesh). Pak shaka. Pas suksesit të madh të këngës “Femër tipike” e cila këngë më solli mjaftë suksese, kam nisur punën për projekte të reja, mirëpo ato do t’i plasoj gjatë sezonit të verës.

Adhuruesve do t’u japë ende kohë për ta shijuar këngën “Femër tipike”, kështu që pas saj do të pësoj një këngë ritmike e cila është realizuar nga Don Arbasi.

Mirëpo tani për tani dua që mos të plasoj asnjë projekt për shkak se adhuruesit duhet të kenë kohë dhe hapësirë për ta shijuar këngët e mia të cilat i kam plasuar më parë.

Jam një këngëtare që këngët e mia dua të jetojnë gjatë duke i lënë kohë të mjaftueshme njëra tjetrës. Prandaj gjatë stinës së verës do të sjellë këngën për të cilën tregova më lartë, e cila do ta ketë edhe videoklipin.

Kujt ia dedikoni suksesin tënd?

Të them të drejtën për suksesin tim të cilin e kam arritur deri më tani, meritë të veçantë ka vëllai im Don Arbasi i cili është krijuesi i këngëve të mia të cilat vazhdojnë të jenë hite ndër vite.

Ndërkaq nuk dua ta anashkaloj edhe publikun e gjerë i cili më përkrahë dhe vazhdon të më përkrahë edhe më tej, dhe e them me shumë bindje se pot ë mos ishin ata nuk do të mund të isha kjo që jam sot. Prandaj kam shumë vullnet për të vazhduar më tutje karrierën muzikore.

Po bëni një jetë mes Kosovës dhe Gjermanisë, sa po mund t’ia dilni?

Është e vërtetë që shumë shpesh udhëtoj drejt Kosovës dhe Gjermanisë, por nuk lodhem duke bërë udhëtime të shumta. Këtu kam familjen e cila është gjëja më e shtrenjtë për mua, prandaj dua të jem më pranë tyre.

Po jeta jashtë këngës si po funksionon, keni menduar ti bëni edhe një motër apo vëlla Viktorias?

(Qesh) patjetër se edhe kjo do të ndodhë, por këtë e cakton vetëm Zoti. Në fakt tani jam e përkushtuar ndaj rritjes së Vitorias dhe kësmet do t’ia bëjë edhe një vëlla apo motër ashtu siç e ka shkruar Zoti. Megjithatë tani për tani nuk ka asgjë konkrete në këtë aspekt, por besoj se në të ardhmen do të ketë.

Keni menduar të realizoni ndonjë duet me ndonjë koleg tuaj?

Ende nuk kam vendosur asgjë konkrete sa i përket dueteve, mirëpo besoj se nuk do të mungoj një i tillë. Për këtë më duhet të bisedoj me Don Arbasin, sepse vetëm ai është personi që mundet të më ndihmoj në këtë drejtim.

Keni bërë agjendën tuaj për sezonin e verës?

Në fakt edhe këtë vit sikurse viteve të tjera do të vazhdoj të jem mjaftë e angazhuar nëpër mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore. Do të mundohem që edhe këtë vit të jem bashkë me adhuruesit e mi aty ku do të më kërkojnë.

Nuk do të ngurroj të ju sjellë këngë dhe klipe të reja, dhe uroj që bashkë edhe këtë verë ta kalojmë sa më mirë që të jetë e mundur. Ajo që dua të ju them është se do të vazhdoj të jem Arta e cila do të bëjë çmos për të përmbushur dëshirat muzikore të adhuruesve të mi kudo që janë. /ZERI/