Familja më e madhe në botë, një burrë, 39 gra e 94 fëmijë

big-family-300x209

 

“Chanas”, pallati me nr.9, përfshin 181 banorë. Baba Ziona ka 39 gra, 94 fëmijë, 14 nuse dhe 33 nipër, të gjithë jetojnë së bashku nën një çati. Ndërsa mendohet se bëhet fjalë për familjen më të madhe në botë, shtëpia është gjigante, përmban 100 dhoma, një banesë 4-katëshe ku ata flenë si në një konvikt. Edhe në këtë rast, duhet të bëjnë çmos për t’u përshtatur.

 Kryefamiljari Ziona, 69 vjeç, është drejtues i një sekti të veçantë, i cili i lejon një martesë të shumëfishtë.

Ai thotë se ndihet i bekuar që jeton me nuset e tij në të njëjtën shtëpi, duke shtuar: “Sot ndihem si fëmijë i veçantë i Zotit. Ai më ka dhënë shumë njerëz për t’u kujdesur. E konsideroj veten një burrë me fat që jam bashkëshort i 39 grave dhe kryefamiljari i familjes më të madhe”.

Të gjith djemtë e familjes punojnë si marangozë dhe Ziona thotë me krenari: “Nuk kemi nevojë për ndihmë nga shteti”

Superbabai u martua me dhjetë gra brenda një viti.

Shtëpia e familjes quhet “Chhuanthar Run”, e cila përkthehet “shtëpia e gjeneratës së re”, ndodhet në kodrat e Baktangut, një fshat i vogël në shtetin indian të Mzoramit. Ka shkollën e vet, një zonë lojërash, një dyqan me materiale ndërtimi, një stallë derrash dhe një fermë me shpezë, fusha orizi dhe fusha perimesh, të mëdha mjaftueshëm për të ushqyer gjithë familjen. Drekat në fakt janë si të ushqesh një ushtri, pasi për një vakt harxhohen zakonisht 30 pula, 60 kg patate dhe 100 kg oriz.

Zatiang, 69 vjeç është gruaja e parë, e cila i ndan të gjitha punët e shtëpisë tek gratë e tjera, vajzat dhe nuset e djemve. Çdo ditë ka një mal me rroba për t’i larë me dorë.

Ziona u martua me Zatiangin në moshën 17-vjeçare. Ai është trashëgimtari kryesor i sektit “Chana”, të cilët mendojnë se një ditë do të drejtojnë botën me Krishtin. E ka marrë emrin nga Challian Chana, gjyshi i Zionas. Sekti i lejon burrave të marrin sa gra të dëshirojnë. Gruan e fundit ai e ka marrë para një viti.

Madje ka luksin që në këtë shtëpi të ketë një dhom të vetën dhe të tjerët rregullohen në 99 dhomat që ngelen. Ndërkohë që ai ka një krevat dopio, gratë e tij i ndajnë krevatet midis tyre në këto dhoma fjetjeje.

Rinkimi, 35 vjeçe është e martuar me Zionën prej 11 vjetësh. Ajo thotë se rrinë rrotull tij sikur të jetë njeriu më i rëndësishëm i shtëpisë. “T’i shërbesh atij, është si t’i shërbesh Zotit. Ai është njeriu më i bukur i gjithë fshatit. Ndihem e bekuar që kam për bashkëshort”, thotë Rinkimi.

Ndërsa gruaja tjetër, Ngaihzuali, 37 vjeçe, shton: “Herë pas here ai më kërkon t’i vendos vaj në flokë, pasi ai do që vetëm unë ta bëj atë punë. Më bën të ndihem e veçantë”. Ajo u martua me Zionën 18 vjet më parë, duke thënë që ishte e preferuara e tij.  Nënë e një djali 16 vjeç, ajo thotë se Ziona ra në dashuri me shikim të parë me të. Dhe tregon se ai e pa atë gjatë kohës që po bënte shëtitjen e mëngjesit. “U dashurua me mua dhe më shkroi një letër duke më thënë se donte të martohej. Më pas ai erdhi në shtëpi dhe kërkoi lejen e prindërve të mi”.

Një nga bashkëshortet e Zionës këmbëngul që gratë të shkojnë mirë me njëra-tjetrën. Ajo thotë “nëse një familje është e krijuar mbi një themel të fortë, mbi një dashuri të pastër dhe të ndërsjelltë, respekt për çdo anëtar, atëherë suksesi është i garantuar”.

Në fakt, gratë më të reja i binden të gjitha nuses së madhe, Zatiangit. Ajo është nusja e parë.

Djali më i madh i Zionës, Parliana, i cili është 50 vjeç, thotë se shumica e grave me të cilat është martuar i ati, ishin të varfëra ose jetime. Duke u martuar me to, ai i ka ndihmuar dhe ka bërë emër në historinë e njerëzimit. Ndërkohë Parliana thotë se duke ndihmuar të atin, ai vetë ndihet më afër Zotit. Madje ai po ndjek gjurmët e të atit, dhe pse ka rrugë për të bërë. Për momentin ai ka vetëm dy gra dhe 13 fëmijë.