Familja e vajzës që vdiq në Spitalin e Gjilanit: Dyshojmë tek mjekët

loading...


Familjarët e Arbenita Spahiut kanë vendosur të flasin dhe të thyejnë heshtjen rreth vdekjes së vajzës së tyre. Mustafë Selimi mixha i Arbenitës thotë se kërkuan të bëjnë obduksionin sepse kishte dyshime se ajo nuk u trajtua si duhet profesionalisht. Dyshojmë se kishte neglizhencë të mjekëve për çka edhe erdhi deri tek vdekja e saj. Kërkojmë nga Prokuroria hetim profesional dhe serioz shprehet Selimi.
Mustafë Selimi mixha i Arbenitës thotë për rajonipress se ata kanë kërkuar të bëhen hetime profesionale për të konstatuar shkaktarin e vdekjes. “Kërkuam obduksionin e kufomës sepse kemi dyshuar se ka pasur neglizhencë në rastin e Arbenitës. Ne në fillim e kemi nënshkruar për të marrë kufomën, por ka pasur informacione nga brenda repartit të Gjinekologjisë se nuk ka pasur tretman profesional si duhet. Ne kërkojmë që rasti të trajtohet nga hetuesia sepse Arbenita nuk kthehet në jetë, por të paktën të tjerët të mos të pësojnë” shprehet Selimi.

Selimi tha se janë në pritje të rezultateve nga autopsia e cila do të konstaton saktë shkaktarin e vdekjes. “Arbenita ka vdekur dy orë pas operimit. Fillimisht na thanë se lindja ka shkuar mirë dhe se gjendja e saj është e mirë. Tek pas dy orësh na njoftuan se ajo ka vdekur” shprehet Mustafa, i habitur se si është e mundur që brenda dy orësh të ndërrojë gjendja e vajzës së vëllaut të tij./rajonipress
fm

loading...

loading...