Familja e Diana Kastratit: Shkarkojeni Enverin!

Familja e të ndjerës Diana Kastrati në emër të drejtësisë i është drejtuar edhe njëherë Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Nëpërmjet një kërkese drejtuar KGJK’së, përkatësisht kreut të saj Enver Peci, babai i Dianës së ndjerë ka kërkuar anulimin e vendimit për përzgjedhjen e gjyqtarit Enver Shabani në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan Kosova Sot.
“Ne prindërit e të ndjerës Diana Kastrati po ju drejtohemi me këtë kërkesë, ku kërkojmë anulimin e vendimit me të cilin i keni propozuar presidentes së Kosovës që të dekretojë Enver Shabanajn gjyqtar. Edhe pse gjyqtari i apostrofuar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka dështuar për të kryer funksionin e gjyqtarit…”, thuhet në letrën që familja i ka dërguar Pecit. /Kosova Sot/