“Faleminderit Australia ime”/ I vjen turp që është shqiptar, reagon sërish tenori: Zot fali!

loading...

loading...

Një postim në rrjetet sociale i tenorit shqiptar nga Kavaja Agim Hushi ku nënvizonte se i vinte turp që ishte bashkëkombas me shqiptarët ka shkaktuar valë të forta reagimesh ndaj tij.

Hushi nxiti një reagim zinxhir jo vetëm në rrjetet sociale por dhe në mediat sociale dhe më gjërë, teksa e cilësonte Australinë si atdheun e vet.

Mirëpo, i revoltuar, Agim Hushi ka reaguar sërish, duke i cilësuar ata që e kanë sulmuar si njerëz që s’lexojnë dhe smirëzinj.

Postimi në Facebook:

“Sqarim per miqt emije dhe jo per ata qe mezi cpresin te cfryjne helmin e cmires!

Mua me vjen turp per keta qe na perfaqesojne, qe rrenuan Shqiperine per 22 vjet, qe po vrasin dhe shpresen!

Ato qe sduan te lexojne ckam shkruar qartazi i ngushelloj me fjalet e urta: Zot fali…”.

loading...