Falë kësaj pije nuk do të keni më asnjë gram dhjamë në bark dhe kofshë

Yndyra e tepër akumulohet kryesisht në pjesën e barkut dhe në kofshë. Me kalimin e kohës ajo bëhet e rrezikshme, sepse përveçse shtoni në peshë mund t’ju shkaktojë probleme edhe me zemrën.

Por, fatmirësisht ka një recetë 100 për qind natyrale, e cila do t’ju ndihmojë të eliminoni yndyrën në këto zona në mënyrë efektive dhe pa kosto.

Në të njëjtën kohë, organizmi juaj do të përfitojë lëndë ushqyese si vitamina dhe minerale.

Përbërësit:
1 lugë gjelle fara liri
2 lugë gjelle tërshërë
1 lugë çaji kakao
7 kumbulla të thara
300 ml kos
100 ml ujë

Përgatitja:
Vloni fillimisht ujin dhe hidheni në një enë. Hidhni kumbullat e thara në të dhe mbulojini me një kapak. Lërini për 15 minuta.

Ndërkohë në një tas tjetër kombinoni kakon, farat e lirit dhe tërshërën. Më pas hidhni kosin dhe kumbullat e prera në copa të vogla. Përziejini mirë dhe ruajeni përzierjen në frigorifer.

Pijeni në mëngjes me stomakun bosh. Nëse e përdorni rregullisht humbisni 1-2 kilogramë në muaj./shije.al/