FAKTE SHOKUESE: A duhet ta hidhni ushqimin nëse e prekë miza?

loading...


Dilema e vjetër është rikthyer përsëri: A duhet ta hedhim ushqimin nëse një mizë e prekë atë?
Përgjigjja është jo, sipas një lektori të higjenës në ushqim. Lektori Cameron Webb nga Universiteti i Sidnejit këshillon që nëse e hani një ushqim që ua preku miza, ju sigurisht se do të jeni mirë.
Dhe përderisa insektet mund të shpërndajnë baktere, nuk ka gjasë që bakteret që ato i transferojnë në ushqim të bëjnë që dikush të sëmuret, transmeton GazetaExpress.
Duke shkruar në blogun e universitetit, Dr. Webb tha: “Në shumicën e rasteve, kur e shihni një mizë se ka ‘ateruar’ në ushqimin tuaj, nuk do të thotë se gjithqysh duhet ta hidhni atë”, shkroi ai.
Mizat janë të njohura për përhapjen e sëmundjeve, për shkak të shprehive të tyre të pista, tha Dr. Webb. “Mizat që thjeshtë ju zhduken nga sytë dhe pastaj enden për disa minuta në ushqim apo zonën tuaj të përgatitjes, janë një shqetësim më i madh”, shtoi ai.
Dr. Webb tha se mizat që fluturojnë në qytete janë zakonisht më higjenike se ato nëpër fshatra, ku kanë gjasë të kenë më shumë kontakt me kafshë të ngordhura. /GazetaExpress
3

loading...

loading...