Fakte interesante, që nuk e keni ditur se janë të vërteta

Aq më shumë që di, aq më shumë pyetje do të bëni – edhe për gjërat më mahnitëse që i shihni përreth.
Gazeta Express ka mbledhur më poshtë disa fakte, shikoni ato dhe kontrolloni përsëri – duket se të gjitha janë të vërteta.

– Një fizikan që hulumton atomet është në fat një masë atomesh që e hulumtojnë vetveten

– Një muaj që fillon me të dielën, gjithmonë do të ketë një të premte të 13’të

– Barku ynë i percepton patatet si të shtypura

– Për të hakeruar gjurmët e gishtave që janë përdorur për të bllokuar një celular, e gjitha çfarë do t’i duhej një hakeri do të ishte kapaku i celularit prapa

– Nëse syri i njeriut do të ishte një kamerë, rezolucioni i tij do të ishte rreth 576 megapiksel

– Deri kur janë 6-7 muajsh, foshnjat mund të marrin frymë dhe të përtypen në të njëjtën kohë. Të rriturit nuk mund ta bëjnë këtë.

– Vera në neptun është 40 vite e gjatë, por temperatura atje është -300 gradë

– Prej të gjitha krijesave në Tokë, vetëm njerëzit paguajnë me para për të jetuar

– Lëkura juaj rrëqethet kur dëgjoni një këngë të mirë si rezultat i dopaminës që shfaqet në pritje të kulmit të këngës

– Nxënësit suedezë marrin rreth 187 euro në muaj vetëm pse shkojnë në shkollë

– Në vitin 1962, një epidemi e së qeshurës u shfaq në Tanzani. Mori kontrollin e më shumë se 1,000 njerëzve dhe zgjati për 18 muaj

– Bletët vdesin pasi t’i sulmojnë njerëzit, sepse thumbi i tyre që ngec në lëkurën e njeriut ka edhe disa prej organeve të brendshme të bletës, në të cilat është i lidhur thumbi