FAK-u zbut LDK-në për vendet e rezervuara

loading...

loading...
Insistimi që legjislatura aktuale ta marrë vendimin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës ka bërë që një pjesë e opozitës ta zbusë qëndrimin e saj karshi kërkesës së minoriteteve për vazhdimin e ulëseve të rezervuara.

Meqë FAK-u s’mund të kalojë pa votat e minoriteteve, nga partia më e madhe opozitare- LDK-ja, që deri tani ka qenë kundër kërkesës së komuniteteve, kanë thënë se do ta rishqyrtojnë pozicionin nëse ka ndonjë iniciativë prej Qeverisë, shkruan “Koha Ditore”, në numrin e sotëm.

Për gjetjen e një kompromisi të hënën pritet të takohen liderët e partive politike.
Qeveria e Kosovës po kërkon me çdo kusht që legjislatura aktuale e Kuvendit t’i votojë amendamentet kushtetuese për t’i hapur rrugë krijimit të Forcave të Armatosura, në mënyrë që të mos i lihet përbërjes së ardhshme për shkak të pengesave që mund t’i vendosë Lista Serbe. /Koha Ditore/

loading...