Facebook shton aplikacionin “Free Call”

FB-messenger-681x320

Facebook ka shtuar një opsion në aplikacionin e tij për telefonët celularë, që lejon thirrjet pa pagesë për pdëroruesit amerikanë të iPhone.

Përdoruesit tani mund t’i bëjnë telefonata njëri-tjetrit përmes aplikacionit Facebook Messenger kudo që kanë një lidhje wifi ose të qëndrueshme.

Opsioni mund të jetë një lehtësim për ata që flasin shumë, të cilët do të mund të shmangin faturimin e kostos së telefonatës tek marrësi.

Rrjeti social i themeluar nga Mark Zuckerberg ka deklaruar se po punon për t’ia shtuar këtë opsion edhe aplikacionit Messenger për përdoruesit e Android dhe BlackBerry.

Me këtë aplikacion, përdoruesi duhet vetëm të hapë një bisedë me një mikun e tij, të shtypë ikonën “i” lart në të djathtë dhe të zgjedhë “Free Call”.

Telefonatat mund të bëhen vetëm tek një tjetër përdorues që ka Messenger të instaluar në iPhone-in e tij, ndërkohë që nuk mund të bëhen tek një përdorues i futur nga kompjuteri apo drejt një telefoni fiks.

Zhvillimi i fundit celular-celular ishte një projekt i pavarur nga softueri video-calling i Skype, që është integruar prej kohësh në faqen e Facebook, tha një zëdhënës, aplikacioni për Messenger është vetëm për telefonata zanore./tch