Facebook nis testimin e fytyrës se re, ja si do jetë Timeline

facebook_new_timeline

Fillimisht është futur vetëm në Zelanden e Re, ku do të testohet e do të verifikohet pelqimi i përdoruesve

Pas lajmërimit të vjeshtës së kaluar, Facebook më në fund ka lëshuar “Timeline”-in e ri, ndonëse për momentin vetëm në Zelandën e Re, ku do të testohet e verifikohet pëlqimi i përdoruesve. Siç parashikohet, “Profili” i ri ka një kolonë të madhe në të majtë dhe një më të vogël në të djathtë. Një “look” që i ngjan asaj të blogeve, me tekstin e postimeve në evidencë dhe “widget” nga krahët. Me këtë zgjidhje, kompania e themeluar nga Mark Zuckerberg do të donte t’i jepte mundësinë përdoruesve të vet për një organizim më të mirë të profileve personalë, duke vënë njëkohësisht në evidencë sektorët e tjera të rrjetit social, përshi edhe postimet. Në kolonën e madhe në të majtë do të përmblidhet të gjithë postimet, azhurnimet e statusit, apo edhe komentet e miqve. Ndërsa kolona më e vogël do të ofrojë vetëm “box”-et e miqve dhe ato të aktiviteteve kryesore, si ato në Pinterest apo në Instagram. Këto përbërës do të jenë fiks: do të azhornohen, por kurrë nuk spostohen. Për më tepër, eventet e evidentuara nuk mund të zgjerohen sa e gjithë faqja, por mbeten në dimensionet e tyre reale.

Kolonat nuk është risia e vetme që paraqet “Timeline”. Edhe ballina kryesore është ndryshe. Do të zhduken kuadratet e vogla që i dedikohen miqve, fotove dhe hartave. Mbetet vetëm një menu, ku listohen këto kategori. Kur klikohet njëra prej tyre, hapet si të ishte një faqe e re, kurse kategoria “More” hap një menu ku do të gjeni të gjitha faqet e perferuara të Filmave, Tv Shoë, apo Muzikë, ose ato të aplikacioneve të ndryshëm. Nga ballina, gjithashtu, janë zhdukur edhe informacionet mbi marrëdhëniet personale.

Në këtë mënyrë, “Timeline” merr më tepër thjeshtësi e qartësi në navigim. Në fakt eliminohet kalimi i statuseve dhe lajmeve të postuara nga një kolonë në tjetrën, gjë që sillte shumë konfuzion. Si përfundim, Timeline i ri i Mark Zuckerbergut është shumë më statik dhe i mërzitshëm në të shikuar, teksa bie në sy edhe që ka mjaft hapësirë të papërdorshme.