Facebook me një shërbimi të ri

Kreu i Facebook-ut Mark Zuckerberg ka bërë publike makinën e kërkimit që do të përdoret në rrjetin social më të madh në botë.

I quajtur “graph search”, shërbimi i ri iu mundëson përdoruesve që të kërkojnë në rrjetin social informacione për njerëzit, interesimet, fotografitë dhe vendet.

Deri sot, përdoruesit e Facebook-ut nuk kanë mundur të kërkojnë për miqtë që jetojnë në një qytet te caktuar, apo për një film të caktuar.

Me shërbimin e ri, njerëzit mund të kërkojnë miqtë, që p.sh. jetojnë ne nje vend te larget.

Zuckerberg i citton  se me shërbimin i ri janë të “vetëdijshëm për privatësinë”.

Kjo nënkupton se përdoruesit mund të kërkojnë vetëm për përmbajtjen që është ndarë me ta./noa