Facebook, me messenger telefonata falas për përdoruesit

loading...

hi-facebook-phone-cp-026642-370x290

loading...
i lejon përdoruesve të kryejnë telefonata falas nga smartfoni dhe tablet përmes rrjetit social. “Telefonata Voip”, sikurse është quajtur aplikimi, është në fazë testimi në Kanada dhe i mundëson përdoruesve të Facebook të flasin përmes rrjetit të internetit, e jo atij telefonik mobil, që është në fakt më i shtrenjtë.

Nga ana tjetër, në versionin për Android për momnetin është e mundur vetëm dërgimi i mesazheve të shkurtra zanore, maksimumi një minutë, përveçse mesazheve tekst. Nëse prova kanadeze do të ketë sukses Facebook premton të zgjerojë shërbimin e telefonatave falas edhe në pjesën tjetër të botës si dhe për platformën Android. 

Mbërritja e kolosit të Menlo Park në tregun e telefonisë përmes internetit nuk ka si të mos shqetësojë Google e mbi të gjitha Microsoft që me Skype mbizotëron tregun botëror të Voip me rreth 700 milionë përdorues.

Edhe Google ofron shërbimin Voip, por potenciali i Facebook është shumë I madh pasi rrjeti social ka mbi 1 miliard përdorues dhe hyrja e tij në këtë treg mund të ketë pasoja edhe për operatorët TLC, që janë objekte që veprojnë mbi normat kombëtare më shtrënguese.

loading...