F1, Vettel i kërkon falje Webber-it për parakalimin kundër urdhrave

loading...

webber-vettel_2518558b

loading...
Sebastian Vettel, fituesi i garës së Malajzisë, i kërkoi falje shokut të tij të skuadrës, Mark Webber, për parakalimin që i bëri gjatë garës. “Duhet të kisha qëndruar në vend të dytë. Nuk injorova urdhrin e skuderisë me qëllim, por bëra një gabim. Më vjen shumë keq dhe dua t’i kërkoj falje Webber-it për atë që ndodhi”, theksoi tre herë kampioni i botës në Formula 1.

Piloti gjerman zhvilloi një duel shumë të ashpër me shokun australian të skuderisë në një kohë që drejtuesit e Red Bull-it kishin dhënë urdhra të qarta për të mos rrezikuar dhe për të mbyllur garën në pozicionet ku ndodheshin. “Ndihesha shumë i shpejtë në fund të garës dhe bëra një gabim. E di që Webber është mërzitur e për këtë arsye i kërkoj falje”, shtoi Vettel, i cili tashmë është ngjitur në krye të klasifikimit të pilotëve.

Mark Webber refuzoi t’i shtrëngonte dorën pas garës dhe ironizoi ndaj skuadrës, ndërsa Red Bulli kritikoi ashpër Vettel, pavarësisht fitores në Malajzi, pasi parakalimi i rrezikshëm ndaj shokut te skuadres, disa xhiro nga fundi vendosi në rrezik garën. Me dy makinat Red Bull në kryesim, skuadra dha urdhër që të ngadalësohej ritmi për t’u ruajtur motori dhe gomat.

Webber iu përgjigj këtij urdhëri, por Vettel përfitoi për të sulmuar vendin e parë dhe duke e parakaluar, pasi disa kthesash ankthi, në të cilat të dy makinat u afruan fare pranë. ”Pas ndalesës së fundit, skuadra më urdhëroi të ulja ritmin dhe unë kështu bëra. Ky ishte vendi i tyre, ndërsa Vettel mori vendimin e tij personal. Megjithatë, si zakonisht, ai do të jetë i mbrojtur”, deklaroi Webber pas garës.

Qëndrimi i skuadrës austriake u bë i qartë në komunikimin radio pas fitores. “Garë e mirë, Sebastian. Duket sikur e doje me çdo kusht. Megjithatë, ke disa shpjegime për të dhënë”.

F1, Alonso: Vettel ndaloi në mes të kthesës

“E nisa shumë mirë garën, isha pas Vettel dhe në kthesën e dytë e preka. Ai praktikisht ndaloi në mes të kthesës. Jam i sigurtë se po ecte 15km/h më ngadalë seç duhej në atë pikë dhe nuk munda ta shmang.”

Kështu e shpjegon Fernando Alonso aksidentin që pati në fillim të garës me Red Bullin e Sebastian Vettel, aksident në të cilin dëmtoi pjesën e përparme të Ferrarit dhe që e detyroi disa kilometra më tutje të dilte nga pista.

Më tej, spanjolli shpjegon pse vendosi të mos hynte në bokse edhe pse krahu aerodinamik prekte tokën: “Pas aksidentit, makina dukej se ecte mirë dhe vendosëm që të vazhdonim edhe për 2-3 xhiro sepse do të vinte koha për të hyrë në bokse e për të ndërruar gomat. Nëse do kishim hyrë në bokse në xhiron e parë e sërish në xhiron e katërt për gomat, praktikisht do e kishim nisur garën nga vendi i fundit. Vendosëm të rrezikonim dhe nuk patëm fat pasi krahu u shkëput dhe hyri poshtë makinës.”

Në lidhje me situatën e krijuar tek Red Bulli pas duelit të dy pilotëve të tyre, Alonso theksoi se tek Ferrari nuk do të ndodhte kurrë diçka e tillë: “Tek ne nuk ndodhin këto gjëra sepse jemi një skuadër e bashkuar. Edhe ata të Red Bullit e thonë këtë, por shihet qartë që gënjejnë.”

loading...