EXLUZIVE LAJMI ME I FUNDIT,Askush nuk e ka pritur kete nga Thaçi as OPOZITA sdo te besoj.. (VIDEO)




(I plotësuar)- Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se do të kandidojë edhe njëherë për president, nëse zgjedhja në këtë post do të bëhet nga populli.
Këtë deklaratë ai e dha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku po ashtu e ritheksoi se më nuk do të rikthehet në parti politike.
“Ai po ashtu bëri me dije, se konsideron që Partinë Demokratike të Kosovës e ka lënë në duar të sigurta.
Para se të hyj në votim në Kuvend kam dhënë dorëheqje nga posti i ministrit dhe zëvendëskryeministrit, e po ashtu një orë para se të hyj në votim kam dhënë dorëheqje nga posti im partiak, e kjo është bartur edhe në KQZ”.
“Partia Demokratike ka pasur një lidership që ka treguar sukses dhe do të jetë gjithmonë një parti e fuqishme shtet-formuese. Kryeministri Mustafa ka krijuar një klimë të mirë të bashkëpunimit, dhe ushtruesi i detyrës në parti, Veseli ka treguar di të jetë i matur. Jam optimist se gjërat do të shkojnë në drejtim të duhur”.
“Nuk është e lehtë të parashikohet se çfarë do të ndodhë pas pesë vjetësh por unë do të kryej rolin tim si president i vendit, pak më ndryshe. Me mua funksioni i presidentit do të ketë një dinamikë të re”.
“Nuk ka asnjë kuptim që të mendoj për rikthim në parti politike e nuk mendoj themelim të ndonjë partie të re. Nuk e mendoj kurrë rikthimin në ndonjë post ekzekutiv”.
“Nëse ndodh reforma elektorale për zgjedhje të drejtpërdrejta, nga populli, nuk e përjashtoj mundësinë e kandidimit edhe për një mandat presidencial. Konfirmoj qysh sot, se nëse kemi zgjedhje të reja presidenciale nga populli, kandidoj edhe për një mandat”.
Thaçi: Do ta ftojë opozitën për dialog, pas betimit të Presidentit (Video)
Hashim Thaçi, presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, ka thënë se do të dalë me ftesë për opozitën, për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend, posa ta japë betimin e presidentit.
Këtë ai e konfirmoi në emisionin Info Magazine, ku gjatë intervistës po ashtu tha se opozitën e pozitën ka më shumë gjëra që i bashkojnë, se sa që i ndajnë.
“Do t’i marr gjërat pak më shtruar. Do të arrijmë të lëvizim përpara bashkërisht për shkak se është agjenda shtetërore që na bashkon, më shumë se interesat periferike. Tashmë është kuptuar se opozita duhet të ketë një qasje më ndryshe. Ftesa ime për dialog në mes partive politike do të jetë pas betimit për president”.
“Do të diskutojmë me ta për mundësinë e bashkëpunimit, për çështjet që na bashkojnë. Çështje që na bashkojnë, ka më shumë se çështje që na ndajnë. Unë do të jem në shërbim të të gjithë spektrit politik”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi: Mustafa s’u bëri presion deputetëve, diskutoi me ta (Video)
Zgjedhja e Hashim Thaçit për president të Kosovës, është shoqëruar me mospajtime të shumta jo vetëm të thëna nga opozita, por edhe nga deputet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, disa prej të cilëve nuk e votuan atë për president, duke e kundërshtuar kështu marrëveshjen e koalicionit PDK – LDK, që ia siguronte Thaçit postin e të parit të shtetit.
Thaçi në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, tha se askush nuk u bëri presion deputetëve të LDK-së që të votojnë për të, mirëpo tha se Isa Mustafa, lideri i partisë së tyre, vetëm diskutoi me ta.
Presidenti i sapozgjedhur, po ashtu tha se posti i tij i ri, nuk ishte befasi, por rezultat i një marrëveshjeje politike.
“Kur të nënshkruajmë marrëveshje duhet respektuar. PDK-ja e ka respektuar marrëveshjen me LDK-në kur u votua Kryeministri Isa Mustafa. Vetëm 2 vota ishin kundër tij. Sjellja e dy partive, PDK-së dhe LDK-së ishte e përgjegjshme dhe shtetërore. Diskutimi me deputetët e LDK-së nuk ishte presion, por diskutim. Diskutimi me deputetët nuk është presion, mirëpo vetëm marrëveshje për respektimin e gjërave për të cilat kishim rënë dakord. Nuk ka pasur vend për befasi, gjithçka ka qenë normale dhe sjellje e përgjegjshme”.
“Nuk kemi shkuar në seancë të papërgatitur, por ishim të përgatitur politikisht”.
foto