Evropiani më i pasur, pronari i IKEA-s

Evropiani më i pasur, suedezi 86 vjeçar, Ingvar Kamprad, themelues i kompanisë së njohur IKEA, “peshon” 35 miliardë franga zvicerane dhe jeton në Zvicër. Në rang-listën e magazinës zvicerane Bilanto, vendin e dytë për nga pasuria e zë  spanjolli 76-vjeçar, Amancio Ortega Gaon, pronar i 59 për qind të Inditeks-it, i cili i takon zinxhirit Zara, me diçka mbi 2 miliardë euro më pak se pronari i IKEA-s.

Në vendin e tretë plasohet familja gjermane Brenikmreier, në pronësi të së cilës është rrjeti i shitoreve të veshmbathjes C&M, me pasuri të përgjithshme 27 miliardë euro.

Ndër 10 evropianët më të pasur janë vlerësuar të gjithë ata që kanë pasuri mbi 5 miliardë euro. Këtë kriter e kanë plotësuar 28 gjermanë, 26 rusë dhe nga 9 francezë e zviceranë.

Familjet zvicerane  Hofman dhe Oeri, aksionarë të shtëpisë farmaceutike Roch janë përfaqësuesit më të pasuar nga Zvicra.