Evropa së shpejti do të goditet nga temperatura të larta vdekjeprurëse të motit

loading...


Evropa do të goditet çdo vit nga një temperaturë vdekjeprurës ka gjetur një studim.

Zjarret e rënda, përmbytjet e lumit dhe tufanet do të ndikojë në zona të caktuara të kontinentit ku çdo vit deri më 2050 do të ketë mot vdekjeprurës bën të ditur një studimi i publikuar në revistën “Ndryshimet Klimatike”.

Studimi arrin në përfundimin se çështja është në “nivele historikisht të larta” dhe Europa do të pësojë një “rritje progresive dhe të fortë në rrezik të përgjithshëm të klimës”, me një ndikim të veçantë në rajonet jug-perëndimore, shkruan Independent, transmeton Indeksonline.

Hulumtuesit sugjerojnë se temperaturat më të larta, do të shfaqen përgjatë bregdetit në Evropën jugore dhe perëndimore, të cilat shpesh janë shumë të populluara dhe ekonomikisht të rëndësishme.

I tërë bregdeti mesdhetar i Evropës, do të përballet çdo vit me thatësira ekstreme, përmbytjet bregdetare apo valët e të nxehtit deri në fund të shekullit, shton studimi.

Giovanni Forzieri, autori kryesor dhe një shkencëtar në Institutin e Komisionit Evropian për Mjedisin dhe Qëndrueshmëri, tha se “Ky duhet të jetë një paralajmërim për qeveritë dhe institucionet e ngarkuara me përgatitjen e zgjidhjeve dhe strategjive të përshtatjes”.
1

loading...

loading...