Eva Longoria ‘çmend’ George Clooney

Aktori hollivudian George Clooney po mundohet shumë që të fitojë pëlqimin e aktores Eva Longorias. Pavarsisht faktit që sapo është ndarë nga Stacy Keibler, ai ka shumë shumë dëshirë që të nisë një lidhje romantike me aktoren 38-vjecare.

Sipas burimeve të huaja është bërë e ditur se dy aktorët amerikanë, krijuan një miqësi të fortë teksa ishin pjesëmarrës në fushatën presidenciale të Barak Obamës dhe zëra të ndryshëm thonë se gjatë asaj periudhe kanë pasur disa takime të fshehta me njëri-tjetrin.

Sipas të përditshmes “The Sun” është raportuar se cifti ka qëndruar më pranë njëri-tjetrit kohët e fundit dhe George Clooney duket shumë i dashuruar pas saj.

“Ata kanë shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin, sidomos përsa i përket preferencave politike.Është shumë e vështirë të gjesh dy njerëz të famshëm, kaq të ngjashëm”-është shprehur një burim i afërt i ciftit.

“George e pranon hapur që Eva i pëlqen shumë, por ai e di por respekton faktin që ajo është e lidhur me dikë tjetër.” Është shprehur një tjetër burim.