Eurovisioni s’e duron flamurin e Kosovës, sigurimi ia merr kosovarit nga dora

loading...


Eurovisioni që po mban sonte natën e dytë finale në Stokholm të Suedisë, ku ka kryer performancën e saj edhe garuesja shqiptare Eneda Tarifa, përfundimisht nuk ka lejuar flamurin e Kosovës.
Para pak minutash, një të riu që gjendet në Sallën ku po mbahet Eurovizioni i është marrë flamuri i Kosovës, pasi ai është valëvitur për disa minuta aty.
“Ma morën flamurin kur isha duke e valëvitur. Gjithçka shkonte mirë derisa erdhi sigurimi”, tregon Besarti për KultPlus, i cili na tregon edhe fotografinë derisa e kishte flamurin.
Ndalimi i flamurit të Kosovës në mesin e disa flamujve të tjerë të disa vendeve, si dhe atij të ISIS-it, kishte ngjallur debate të ashpra.
Besarti ka vite që e përcjellë nga afër Eurovizionin. Ai gjendet ende në sallë, tash në pamundësi ta mbajë në duar flamurin kaltër, bardh dhe verdhë.
Untitled

loading...

loading...