Europiani i xhudos, Putin: “Ngrini flamurin e Kosovës, ose do ta bëj vetë”


Driton Kuka, tranieri kosovar i xhudos, tha sot se shpalosja e flamurit të Kosovës në kampionatin komëtar të xhudos që u zhvillua në Rusi, erdhi pas urdhërit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Gjatë gjatë konferencës për media pas arritjes në Aeroportin “Adem Jashari” në Kosovë, ai tha se në takimin e kryetarit kosovarë të xhudos me atë evropian, i është komunikuar presidentit rus se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë nuk po e lejon shpalosjen e flamurit të Kosovës.

“Por, më vonë, në ndërkohë, flamuri i Kosovës u vendos, pasi që Putini kishte thënë se nëse nuk bëhet kjo, atëherë do të vijë ta vendosë personalisht”, tha Kuka.

Kosovarja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kampionatin europian të xhudos, që u zhvillua në Kosovë.
put