EULEX, konfirmon aktakuzën për terrorizëm

04_12_12_141670_EULEX

Gjilan:  Sot është konfirmuar aktakuza ndaj të akuzuarve në rastin “Valon Jashari”, ku një grup prej disa personave akuzoheshin për terrorizëm dhe përdorim të armëve pa leje.

InfoGLOBI mëson se të akuzuarit deri sot kanë qenë në arrest shtëpiak ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës nga një gjyqtar dhe prokuror i EULEX-it, ata janë dërguar në paraburgim.

Grup i njohur si “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit.

Aktakuza i ngarkon të përmendurit për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.