Eulex, cakton datat për gjykimin e “Grupit të Llapit”

loading...

GR

loading...
Misioni për sundim të ligjit në Kosovë, Eulex ka paraqitur aktakuzë për ish ushtarët e UÇK-së, të njohur si “Grupi i Llapit”.

Burime të Indekosnline bëjnë të ditur se Eulex-i ua ka dërguar avokatëve mbrojtës shkresat zyrtare të mbajtjes së gjykimit.

Sipas burimeve, merret vesh se ky gjykim do të mbahet me datat 25, 26, 27 mars, si dhe me datat 3, 4, 5, 10, 11 dhe 12 prill. Në bankën e të akuzuarve ndodhën edhe dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, deputeti aktual, Latif Gashi, dhe ish deputeti Rrustem Mustafa.

Avokati mbrojtës i deputetit Latif Gashi, Mexhid Syla tha për Indekonline, se e ka marrë njoftimin sot nga Eulex për paraqitje në gjykatë. Ai tha se nuk ka as një provë nga ana e Eulex-it që dëshmon fajësinë e klientit të tij, apo të të gjithë grupit. Sipas tij, mbrojta vazhdimisht ka ofruar prova që e dëshmojë të kundërtën e asaj që thuhet, por prokurori po insistojnë vetëm në një pikë të aktakuzës.

Ndryshe, para pak ditësh, Latif Gashi dhe Rrustem Mustafa janë ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Së bashku me dy deputetët, ishte ftuar që të paraqitej në gjykatë, në cilësinë e të pandehurit, edhe Nazif Mehmeti. Kjo ishte seanca e parë që mbahej pasi që Gjykata Supreme e Kosovës e ka kthyer çështjen në rigjykim për një pikë të aktakuzës.

Të pandehurit, sipas aktakuzës nga prokuroria speciale, akuzohen se kanë kryer veprën penale të krimeve kundër popullatës civile, e dënueshme me ish-Kodin Penal të ish-Jugosllavisë dhe me Kodin Penal të Kosovës, si dhe në kundërshtim me konventat e Gjenevës dhe protokollet e shtesat e saj.

Sipas aktakuzës, që nga gushti 1998 deri në prill 1999, ata kishin pasur dijeni për qendrat e ndalimit në vendet Bajgorë, Llapashticë, Majac, Patok dhe Kolec. Në këto qendra ishin ndaluar civilë shqiptarë me arsyetime se janë kolaboracionistë të pushtetit serb.

Në këto qendra, të pandehurit së bashku me persona të tjerë të panjohur, akuzohen se kanë ndaluar, torturuar, keqtrajtuar dhe rrahur në mënyrën me çnjerëzore civilë shqiptarë. Sipas aktakuzës, personat e ndaluar për të shpëtuar duhej të tregoheshin luajalë ndaj UÇK-së, ashtu që për të treguar besnikërinë duhej të vrisnin ndonjë serb.

loading...