Eshte zbuluar Anshtajni i ri!

loading...

Image 1357555808-eishtaini_i_ri.jpg

loading...
Është folur shumë se kush mund të jetë “pasardhësi” i Anshtajnit dhe mesa duket përfundimisht është gjetur djaloshi “Anshtajn”.Neil Ibata një 15-vjeçar francez sipas medieve franceze mund të jetë i vërteti ai frekuenton liceun ndërkombëtar të Strasburgut dhe kur ka kohë të lirë bën stazh në një observator të qytetit francez ku punon i ati dhe ka botuar tashmë një studim në revistën Nature.
Studimi ku firmatori i parë është babai i Neil ka zbuluar se rreth galaksisë Andromeda rrotullohen mjaft galaksi të vogla që formojnë një disk perfekt. Kontributi i Neil thotë i ati ka qenë mjaft vendimtar. ” Në fund të verës dëshiroja ti mësoja të programonte dhe i kërkova të krijonte një modelim të lëvizjes së këtyre galaksive të vogla. Vetëm një javë dhe Neil zbuloi se ato formonin një disk që rrotullohej” thotë ai. Dhe vetë shkencëtarët shprehen se këto rezultate vendosin në vështirësi të gjitha teoritë e formimit të galaksive.

loading...