Është vetëm 1-vjeçar, por ka hyrë në pubertet

asdasd


Periudha e puberteti për meshkujt shtrihet nga 12 deri në 16 vjeç, kur nis rritja e nivelit të testosteronit që shoqërohet më ndryshimet fizike.
Por nga ky rregull bën përjashtim një foshnje në Indi. Rasti i rrallë, që mjekët thonë se ndodh një herë në dekadë, është regjistruar në Nju Delhi.
Fëmija sapo ka mbushur 1 vjeç dhe sipas mjekëve, ai vuan nga një çrregullim i rrallë që quhet “pubertet i hershëm”. Ky çrregullim ka nisur të pasohet edhe me ndryshimet në fizikun e foshnjes. Ai është rreth 30 centimetra më i gjatë se moshatarët e tij dhe kanë nisur t’i dalin ‘qimet e burrërisë’.
“Menduam se thjesht ishte një foshnje i madh, i shëndetshëm, por pastaj nisi të ndryshojë, t’i shtohen qimet në trup. Vendosëm ta çojmë tek mjekët që na thanë se për çfarë bëhej fjalë”, rrëfen për mediat vendase nëna e vogëlushit.
Çrregullimi në fjalë është i rrezikshëm për fëmijët. Në rastet e regjistruara nga mjekësia, është provuar se rritja e vrullshme në vitet e para të jetës, bllokohet brenda dekadës së parë dhe në moshën madhore mbetet më i shkurtër dhe i dobët në krahasim me bashkëmoshatarët.
Një tjetër rrezik është që personat që vuajnë nga kjo anomali kanë prirje që të jenë tejet të dhunshëm kur rriten. Për të shmangur të gjitha këto, mjekët indianë thonë se kanë nisur një terapi ndaj 1-vjeçarit në fjalë për të mbajtur nën kontroll prodhimin e hormoneve