Është gjendur ‘Grali’ në Shqipëri? (Kupa e lotëve të Krishtit) (Video)

loading...


Në pranverën e vitit që shkoi u shfaq një video me autorë anonim që tregonte gjetjen e një vepre me vlera arkeologjike.

Kjo video u dënoncua në të gjitha institucionet edhe mbi të u shkruajtën artikuj në gazeta.

Në dt 1/8/ 2015 në emisionin ‘Shqipëria Tjetër’ e zotit Marin Mema u shfaq përpjekja për ta dokumentuar nga shteti këtë vepër arti e cila nuk mund të gjykohet për vjetërsinë pa u bërë ekspertiza.

Në emisionin e zotit Mema ndodhi ‘mrekullia’ e radhës dhe drejtoresha pranë zyrës së rregjistrimit i tha disponuesit ‘të shkoi e të provoi në se është e vjeter e pastaj ta sjelli’!! Shtet rumpallë me institucione rumpalle. I thuhet ‘disponuesit të tillë’ ‘shko provoje’ ?!

Pak histori

Historiani anglez Jason Goodwin në librin me titull ‘’Guri i gjarpërit’’ bën fjalë për ‘Gralin’ (Kupen e lotëve të Krishtit) të cilin ai thot se ‘’ e mbrojnë shqiptarët’’. Por a mund të jete kjo veper ‘kupa e lotëve të Krishtit’?

Në hartën që shoqëron gjetjen e kësaj kupe shkruhet se:

‘’Si u gjetën eshtrat e Kosma Etolianit u vu re se mungonin disa kocka të cilat i kishin marrë besimtarët për të u sjell fatë. Kupën e lotëve të Kosma Etolianit edhe kryqin e Kupës i morëm për ti dërguar në Malin e Shenjët. Nga frika e turqëve u ndalem në Corovodë edhe e fshehëm te varri i murgut të mbeshtjellë me dyllë blete. Kupa ka brenda tre monedha floriri edhe një gurë kosmik. Kupa ishte dhuratë e Patriarkut të Stambollit për Kosma Etolianin’’

Tani kthehuni te njëra nga pjesët e videos së konvertuar. Gjeni pjesën ku gjendet kupa e dyllosur edhe ndiqeni deri në fund këtë që shpjegova mësipër duke sjell ndërmend edhe këto pyetje:

A ka vepër penale? Kush duhet ta provojë që kemi të bëjmë me vepër penale? Si u pergjigjë ‘komisariati dicitalë’ denoncimeve që i shkuan? Bëri policia ndonjë kallxim për hetim për personat që shfaqen në video? Cilët u hetuan? Në c përfundime dolën?…. Mos prisni asgjë nga këto sepse te ne nuk ekziston shteti.

Si përfundim do doja të kujtoja se fjalët e hartës : ‘’shkrimi i shenjët kuniforëm’’ dhe se ‘’ ia dhuroi Patriarku i Konstandinopolit Kosma Etolianit’’ janë tregues që kjo kupë mbahej si e shenjët edhe u dhurua një njeriu që me ‘’shenjt ërine e tij’’ përhapte helenizmin ndër shqiptarët. Kjo do të thot se ishte ‘’një armatosje e Kosma Etolianit me shenjtëri’’ për arsyet e njohura.

Historia nuk mbaron këtu. Me kupën ishte edhe Kryqi i Kupës i cili në hartë shfaqet saktë si Kryqi Tempullare i familjes së Krishtit. Kryqi nuk shfaqet asgjekundi edhe kush e di se ku ka shkuar..por kush do hetoi për këtë? Shteti me institucione rumpalle?

Mbi kupën ka element që mund të u matim shkencërisht vjetërsin ose të paktën një ndërhyrje më të re. Kush do merret me të?

Shkrimi mbi kupën është kuniform edhe me sa kam parë është unik në llojin e tij. Quhet shkrim i shenjët nga harta zbuluese dhe ngjanë me shkrimet e vjetra kuniforme. Në se kjo histori ka të vërteta-dhe për këtë duhet të flasi shteti me ekspertiza- atëherë vendi ynë do kishte përfitime kolosale nga milionat e vizitorëve qe do vizitonin ‘vendin e shenjët’

Deri atëherë flini gjume se kujdeset shteti për mirëshkuarjen tonë. Kemi apo s kemi shtet?!
foto-39

loading...

loading...