Është e vërtetë, përshtypja e parë ka rëndësi

loading...

dinner-date

loading...
Duket shumë e vështirë për t’u besuar, por shumë femra nuk venë makiazh, nuk hekurosin rroba apo nuk lajnë flokët përpara se të shkojnë në një intervistë pune, një studim ka treguar kështu.
Nuk kanë dëgjuar ato për përshtypjen e parë?

Hapi i gabuar në modë për femrat gjithashtu përfshin rrobat të cilat janë shumë të ngushta apo shumë të shkurtra, duke shfaqur shumë çarje, apo duke lënë të kuqin e buzëve nëpër dhëmbë.
Gjithashtu nëse do të merrni me vete laptop-in në intervistën e punës ose në punë, sigurohuni që të mos e vendosni në një çantë pazari.
Të gjithë e dimë që përshtypja e parë ndikon në sukses, por tashmë janë përhapur sendet e modës së fundit si çanta laptop-i dhe mbajtës iPad.
Femrat nuk flasin në të njëjtin nivel, kur vjen puna për pamjen e tyre, thotë studimi. Gjithashtu ato janë shumë të serta rreth meshkujve.
Femrat thonë se do të linin një mashkull duke u bazuar vetëm nga mënyra se si ai vë apo mban aksesorët. Më tepër se treçereku i të analizuarave, nuk shkojnë në një takim të dytë me një mashkull, nëse ai ka vënë shumë nxirje artificiale apo i ka veshur sandalet me çorape.
Shumë e drejtë.
Gjithashtu, gati gjysma e femrave të anketuara kanë pranuar se janë përpjekur të ndryshojnë mënyrën e veshjes së partnerit të tyre.

Është e thjeshtë dhe jo e kushtueshme për të krijuar një përshtypje të mirë që në fillim. Çelësi është të dini stilin tuaj, kush ju përshtatet më mirë dhe ta mbani të thjeshtë.
Nuk duhet të vishni të gjitha përnjëherë, por duhet të jeni të vetëdijshëm për manikyrin e ciflosur apo për t’i pasur këpucët të pastra.

Këshilla për të pasur sukses
1. Mos përdorni shumë nxirje artificiale.

2. Mos lejoni që të brendshmet tuaja të duken.

3. Mos vishni rroba tepër të ngushta ose të çara shumë.

4. I kuqi i buzëve është për buzët, jo për dhëmbët, dhe sigurohuni që manikyri të mos jetë i ciflosur.

5. Jo sandale me çorape.

6. Kini vëmendjen te detajet.

7. Bëni gjërat thjesht. Nuk është e nevojshme të visheni shumë rëndë për t’u dukur bukur.

8. Hiqini çantat prej rrecke, e mos i përdorni për aksesorët. Merrni një çantë të bukur të lëmuar laptop-i.

9. Nëse e kini bezdi hekurosjen, mos blini rroba të cilat kanë nevojë për të.

10. Mbani pastër këpucët.

loading...