Ermela e njohu Ligertin në FB

loading...

362

loading...
Pas tradhtisë, ajo është betuar se do i shkatërrojë jetën Jotit’ Mund të quhet kumbari i lidhjes së re të Ermela Mezurajt me Ligert Vason, pasi në periudhën kur ata janë njohur, ka qenë pranë tyre dhe është në dijeni të historisë.
‘Mund të them që Ermela është njohur me Ligertin në muajin korrik 2012, dhe me sa kam dijeni janë njohur në facebook’, tregon Torosi, një nga miqtë më të afërt të Ermela Mezurajt, që fitoi ‘Big Brother 5’.
Për sa i përket marrëdhënies së saj me Jotin, unë mund të them se qëllimi i saj ishte vetëm ta kthente në Shqipëri dhe t’i digjte dokumentet si një hakmarrje, për ikjen e tij në Itali para tetë vitesh dhe ndërprerjes së marrëdhënies së atëhershme me Ermelën’, tregon Toros.
‘Pastaj, kur filloi bashkëjetesën këtu, e trajtonte keq Jotin, edhe pse ai është djalë shumë punëtor dhe bënte dy punë’.
‘Edhe me Ligertin ashtu bën, herë e afron dhe herë e largon’, tregon ai. Toros vazhdon më tej duke thënë se ka dalë dy–tri herë me Ermelën dhe Ligertin në verë, ndërkohë që ajo bashkëjetonte dhe me Jotin, dhe e tradhtonte. E njoh shumë mirë Ermelën dhe e them me bindje se ajo nuk do njëri, dhe Jotin e afroi vetëm me qëllimin që ta shkatërronte, përfundon Toros.

loading...