Ermela e BB shfaqet ne forme te perkryer (FOTO)

Në fillim u fol se ajo ishte një nga kandidaturat për të prezantuar spektaklin “Portokalli”, gjë që nuk u konkretizua, ndërkohë që shfaqja e saj e fundit në ekran ishte në programin “E Diell” në “Top Channel”, kur Ermela hyri në një garë kërcimi me aktorin Florian Agalliu.

Ermela e BB shfaqet ne forme te perkryer (FOTO)

Duket se Ermela Mezuraj, e vetmja femër fituese në 5 vite “Big Brother”, ka vendosur të dalë jashtë parashikimeve të gjithë fansave, që pas kësaj fitoreje prisnin që ajo të niste aventurat e saj. Përkundrazi, Ermela ka vendosur t’i lërë mënjanë përfundimisht ato, për t’iu përkushtuar një jete serioze, si në jetën private ashtu dhe profesionale. Menjëherë pas daljes nga loja si fituese e 100 milionëve të depozituara në bankë, natyrisht që Ermela i mëshoi ambicies së saj për karrierë televizive.

Ermela e BB shfaqet ne forme te perkryer (FOTO)

Ermela e BB shfaqet ne forme te perkryer (FOTO)

Në fillim u fol se ajo ishte një nga kandidaturat për të prezantuar spektaklin “Portokalli”, gjë që nuk u konkretizua, ndërkohë që shfaqja e saj e fundit në ekran ishte në programin “E Diell” në “Top Channel”, kur Ermela hyri në një garë kërcimi me aktorin Florian Agalliu.

Pas kësaj, Ermelën nuk e kemi parë askund. E pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me ambicien e saj për të qenë një ikonë televizive, ajo përgjigjet; “Në fakt ekrani është një kapitull i mbyllur për mua. Puna në televizion ka shumë bërryla, dhe unë nuk preferoj të bëj një jetë të tillë, ndaj kam vendosur përfundimisht të heq dorë nga një ambicie e tillë. E di shumë mirë që e bëj shumë mirë atë punë, por tani aspiroj për një punë në administratë dhe me orar, dhe që në profesionin tim, pikërisht shkenca sociale, degë për të cilën jam diplomuar”.

Ermela e BB shfaqet ne forme te perkryer (FOTO)

Ermela e BB shfaqet ne forme te perkryer (FOTO)

Kur ajo hyri në “BB 4”, me një skedë të veçantë prezantimi, rendiste dhe eksperiencat e saj në një nga televizionet lokale të vendit si spikere lajmesh. Po ashtu ajo kishte provuar të ishte imazh në disa klipe muzikore, biografi që e specifikonte prirjen e saj për të hyrë në botën e televizionit. Por me daljen si fituese e BB4 dhe angazhimit të saj në festa të lokaleve më të njohura, ajo e pohoi hapur mediatikisht që kishte ndier një moment hendeku në jetën e saj, pasi “BB” nuk ia kishte krijuar mundësinë për të pasur dyert e hapura për një punë në televizion.

Zmadho fotografinë

Ermela e BB shfaqet ne forme te perkryer (FOTO)

Ermela e BB shfaqet ne forme te perkryer (FOTO)