Ermela: Anaidi i BB6, halabak rrugësh

loading...

42606_1[1]

loading...
TIRANE- Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother”, duket se po e ndjek me dëshirë edicionin e sivjetshëm. Ajo ka komentuar njërin prej banorëve, i cili është kthyer tashmë në një personazh të diskutuar.

Ai është Anaidi, që Ermela nuk e pëlqen aspak. Ja se çfarë shkruan ajo për Anaidin në profilin e saj të “Facebook”-ut: “Një mashkull fisnik nuk tregon kurrë se çfarë bën me një femër… Anaidi duket që nuk e di fare se ku e ka shtëpinë fisnikëria… Një halabak rrugësh, që jep një shembull të keq tek meshkujt shqiptarë.

Kur një njeri flet shumë (aq më tepër një mashkull), nuk tregon që është i zgjuar, por thjesht llafazan. Njeriu i zgjuar ka aftësinë të flasë pak dhe saktë e t’i zërë vend fjala. Të bëhesh antipatik në këtë format, është shumë e thjeshtë… Mjafton ta kesh emrin Anaid”.

loading...