Ermali mbush 31 vjeç, Ami dhe miqtë i dhurojnë një femër bionde

ermali-370x290[1]

Ermal Mamaqi ka mbushur 31 vjeç dhe ka festuar me tortë e qirinj në orët e vota, kësaj here vetem me stafin e serialit të ri “Femrat”, ku ai është protagonist. Organizimi i ditëlindjes është bërë me një rreth shumë të ngushtë të trupës së serialit, ndërsa ka qenë e pranishme dhe Amarda Toska, bashkëshortja e tij.

Surpriza e mbrëmjes ishte një dhuratë shumë e madhe e paketuar, që në momentin që e ka hapur Ermali vërtet është surprizuar.

Ai zbuloi se brenda saj ishte një femër bionde kaçurrele, që me idenë e Amit ishte menduar t’i bëhej surprizë atij për 31-vjetor. Kjo dhuratë u mendua për Ermalin kësaj here edhe për t’iu përshtatur tematikës së serialit dhe xhirimeve këto ditë, që u dedikohet femrave.
Por kjo ishte një dhuratë sa për show, sepse Ermalit nuk i munguan dhe dhuratat e tjera nga miqtë. Dhe Ami, kësaj here i kishte blerë një orë të teknologjisë së fundit, me të gjitha parametrat më të fundit.

Pas largimit nga “Apartamenti 2XL”, Ermali u angazhua me xhirimet e këtij seriali, ku ai ka rolin e një avokati. Ndërkohë që festimi i ditëlindjeve është pothuaj i përvitshëm nga Ami dhe Ermali, pasi kanë agjencinë e tyre “Ami Event” dhe japin njëkohësisht shembullin e tyre të organizimit të festave. Për faktin se ata i kanë përvjetoret të dy në mars, vitin e kaluar ideuan një mbrëmje të përbashkët për të festuar të dy 30 vitet, vetëm dy net para fillimit të edicionit të ri të “Dancing with the stars”.