Ermali flet për shtatzëninë e Amit: “Lajmi u dha gabimisht” VIDEO

Vetëm pak ditë më parë Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Ami, bënë publik lajmin se do të bëheshin prindër për herë të dytë. Moderatorja është shtatzënë dhe pas postimit të fotos me Ermalin teksa mbanin në duar testin e shtatzënisë, të gjtihë menduan se ka dashur që lajmin e gëzueshëm ta ndajë me të gjthë. Por nuk ishte kështu. Në emisionin “Jo vetëm modë” Ermali ka rrëfyer detaje mjaft interesante rreth shtatzënisë. Ai ndër të tjera tha se me postimin e fotos kishte ndodhur një keqkuptim mes tyre. Ai e kishte pyetur Amin thjeshtë nëse i pëlqente ajo foto, por pa i thënë se pikërisht atë do ta postonte. “Unë i thashë Amit: Të pëlqen kjo? Ajo tha: Po shumë e bukur. Dhe unë e postova edhe pastaj celuari i Amit edhe i imi filluan të binin më shumë se kur kemi patur ditëlindjen. Më pas Ami vjen dhe më thotë: Mos ke postuar foton? Po i thashë, unë të pyeta.
Për më shume detaje shikoni Videon e mëposhtme:

ERMAL