Ermal Mamaqi-Bleona Qeretit: Njerëzit s’kanë bukë, ti vesh fustane 10 mijë dollarëshe (Foto)

loading...

loading...

Këngëtarja Bleona Qereti ka publikuar së fundmi një fotografi mjaft provokative në Instagram.

Ajo shfaqet pranë një pishine teksa nxjerr në pah gjoksin e saj, përmes fustanit transparent.

Kjo fotografi ka marrë mijëra pëlqime, ndërsa nuk ka shpëtuar pa u komentuar shumë nga ndjekësit e saj, ndër ta edhe figura publike.Përderisa kolegia e saj, këngëtarja Lori i ka shkruar: “Bukuri e rrallë”, në anën tjetër showmeni shqiptar Ermal Mamaqi në komentin e tij shkruan ‘kritika’.

“Njerzit skanë bukë të hanë ti vesh fistane 10.000 dollarëshe”, shkruan Mamaqi në komentin e tij, ndërsa Bleona me shaka ia kthen: “aman #Zemra se nuk bën 10 …..pastaj çfarë përgjegjësie kam unë për vende pune….po nejse, ky bën 20, #shaka”.

Sigurisht që e gjithë kjo situatë e krijuar me shaka nga Bleona dhe Ermali, ka bërë për të qeshur edhe një pjesë të mirë të ndjekësve

loading...